Mbetet në burg Marjan Levanti, i cili tre ditë më parë plagosi me thikë, dy prindërit dhe vëllain e ish-bashkëshortes së tij, Elena Kocaqi.
Levanti ka pranuar para Gjykatës së Krimeve të Rënda se tentoi të vrasë ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin, pas divorcit me historianen dhe pedagogen Kocaqi.
Në përfundim, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për të lënë në qeli Levantin deri në përfundim të hetimeve. Mbi të rëndon akuza e "vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjar”, të mbetur në tentative.
Ndërkohë, Marjan Levanti tentoi vetëvrasjen një ditë më parë nga qelia e burgut.
Ndërkohë, Prokuroria sqaron edhe kronologjinë e ngjarjes. Sipas organit të akuzës, 37-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe është fshehur poshtë në krevati, në pritje të ardhjes së Elena Kocaqit.
"Është fshehur poshtë një krevati, në një prej dhomave të katit të dytë, në pritje të ardhjes të së shoqes, me qëllim për të folur me atë, për tu ribashkuar e jetuar së bashku, ngaqë disa ditë më parë e shoqja kishte bërë një padi në gjykatë për tu ndarë nga ai", thekson Prokuroria.
Njoftimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda:
Në datë 23.12.2016, pasdite rreth orës 19’’, në rrugën Ilmi Aver, në Tiranë, shtetasi Marjan Levanti (bashkëshorti i shtetases E. Levantit), I cili prej rreth dy muajsh nuk jetonte me të shoqen dhe dy fëmijët (djalë e vajzë të moshës 7 e 3 vjeç), për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre, ka shkuar në banesë të të shoqes – e cila jetonte në banesë të të atit, Ferit K. (një ndërtesë private 4 katshe), dhe pasi ka takuar djalin e madh, është fshehur poshtë një krevati, në një prej dhomave të katit të dytë, në pritje të ardhjes të së shoqes, me qëllim për të folur me atë, për tu ribashkuar e jetuar së bashku, ngaqë disa ditë më parë e shoqja kishte bërë një padi në gjykatë për tu ndarë nga ai. Kur erdhi në shtëpi bashkeshortja, e gjeti Marjanin të fshehur poshtë krevatit, u tremb, thirri me të madhe , dhe zbriti një kat më poshtë tek prindërit e saj, për të kërkuar ndihmën e tyre. Marjani e ndoqi atë pas, dhe këtu u përball me prindërit e saj, të cilëve megjithëse u kërkoi të ndërmjetësonin për tu ribashkuar, qe E., e cila nuk pranoi ta bënte këtë, dhe u ngjit në katet e sipërme të banesës. Pas asaj shkoi dhe e ëma Q.K. Këtu, Marjani ngaqë nuk gjeti mirkuptimin e prindërve të bashkeshortes, me një thikë që e mori këtu, qëlloi në krah të majtë Ferit K., të atin e bashkeshortes. Këtu ndërhyri Altini (njëri vëlla I bashkeshortes) dhe në përleshje me atë, e plagosi edhe atë me thikë, duke e rrëzuar përtokë. Këtu zbriti nga lart dhe e ëma e bashkeshortes, e cila pa të plagosur burrin dhe djalin e saj, dhe Marjani e qëlloi edhe atë me thikë në gjoks. Pas kësaj, Marjani u largua nga banesa, dhe për këtë që ndodhi njoftoi me telefon të ëmën A. Levanti. Vëllai tjetër I bashkeshortes, Andi, dërgoi në spital të atin, të ëmën, dhe vëllanë, për tu dhënë ndihmën e shpejtë. Marjan Levanti u arrestua nga policia rreth një orë pas ngjarjes, pasi u gjet I fshehur në katin e sipërm të një pallati që po ndërtohej.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com