TIRANE-Marian Levanti pranoi sot krimin ndaj familjes së ish-bashkëshortes dje në mbrëmje në Tiranë.

Para hetuesve, Levanti tregoi se plagosjen e kishte planifikuar. Sipas tij, ish-vjehrrja dhe ish-vjehrri ishin shkaktarë të ndarjes së tij nga e shoqja, Elena Kocaqi, një historiane e njohur. 

Në mbrëmjen e së premtes, 23, Dhjetor. Marjan Levanti plagosi me thikë, ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin. Fatmirësisht të gjithë jashtë rrezikur për jetën.

Levanti ka treguar për hetuesit dhe dinamikën e krimit ku sipas dëshmisë ai fillimisht ka hyrë në banesën e ish-vjehrrit Ferit Kocaqi fshehurazi dhe për disa minuta ka qëndruar i fshehur poshtë një krevati. Sapo kanë hyrë të zotët e shtëpisë ai ka dalë duke i fyer ata me fjalë e më pas goditur me thikë ish-vjehrrin. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe ish-kunati i cili gjithashtu ka marrë një plagë të shkaktuar me thikë.  Në tentativë për t'u larguar është përplasur me ish-vjehrrën.

U futa fshehur në banesën e ish-vjehrrit, u fsheha poshtë krevatit dhe prita deri sa të vinin në shtëpi. U hakmorra pasi ata ishin shkaktarët që më prishën famije e me ndanë nga gruaja. Kemi debatuar dhe herë të tjera dhe ata nuk më lejonin të takohesha me Elenën”.

Levanti më tej pohon se është penduar për krimin e kryer dhe ka kërkuar të dënohet.

Jam i penduar dhe më dënoni për çfarë kam bërë”, mbyll dëshminë Levanti para policisë.

Levanti nuk ka kursyer edhe ish-vjehrrën e tij të cilën gjithashtu e ka qëlluar me thikë. Tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. 

Autori u arrestua 1 ore pas plagosjes se trefishte.
Pamjet që shihni në videon tek Shqiptarja.com i përkasin momenteve të arrestimit të Levantit i cili për 30 minuta refuzoi të dorëzohej dhe kërcënoi se do të vetëvritej duke u hedhur nga një pallat në ndërtim në zonën e unazës së re.

Ai pritet të dalë të dielën para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë ndërsa për shkak të precedentëve të mëparshëm dhe plagosjes së trefishtë ai rrezikon minimalisht 8 vite burg.
Gjëndja shëndetësore e të plagosurve ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Policia mbi ngjarjen e mbremshme
Më datë 23.12.2016, tek numri i emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Teodor Keko", tek një banesë private, ka të plagosur, dhe autori është larguar.
 
Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë i mundur identifikimi dhe kapja në kohë rekord, e më pas arrestimi i shtetasit: Marjan Levanti, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Plagosje e rëndë me dashje"
 
Ky shtetas, dyshohet se pas një konflikt për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasit, F. K. (ish vjerri), 72 vjeç, Q. K. (ish vjerra), 69 vjeçe dhe A. K. (ish kunati), 47 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikur për jetën. 

Levanti i proceduar dhe me pare
Levanti ka qenë i dyshuar për një plagosje po me thikë disa vite më parë.
 
Pikërisht kjo ngjarje dyshohet se ka qenë si shkak edhe për vrasjen e vëllait të tij në shkurt të vitit 2013-ë, Ardian Levanti, 28 vjeç.
 
Si autor të kësaj ngjarje, policia ka arrestuar Pjetër Gjinin nga Rrësheni. Policia ngriti dyshime se vrasja e 28-vjeçarit ka ndodhur për hakmarrje, pas zbardhur deri në fund motivet e krimit.