Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e sotme 36-vjeçarin Enton Dushaj, pasi ishte shpallur në kërkim sepse më 26 gusht të vitit të kaluar plagosi me armë dy të rinjtë Erison Gjeka dhe Ndue Pali.
Policia ka bërë me dije se 36-vjeçari akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.
"Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Skënderbeg", në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. N., 36 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”. 36-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje".
Ky shtetas, më datë 25.08.2020, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit E. Gj. 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe N. P. 24 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, të cilit pas mjekimit të marrë në spital janë larguar për në banesë. Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër", njofton policia.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.5%
-
Jo
47.1%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5725
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Shpërthim tritoli në lagjen 'Rus', hidhet në erë makina e parkuar! Merret në pyetje pronari i mjetit, hetohet për baste sportive (EMRI)
31 Janar, 07:58
-
Shkodër/ Makina përplas për vdekje drejtuesin 84-vjeçar të motorit, shoqërohet në polici 28-vjeçari (EMRAT+VIDEO)
28 Janar, 12:00
-
Shkodër/ Gjendet trupi i pajetë i një burri në lumin e Shalës, viktima i paidentifikuar, në fazë të hershme dekompozimi
27 Janar, 10:57
-
Shkodër/ I akuzuar për trafikim narkotikësh në Itali, arrestohet 54-vjeçari
24 Janar, 09:42
-
Shkodër/ Kishte vjedhur para, bizhuteri dhe sende të tjera me makinën e tij në një banesë, arrestohet 34-vjeçari
19 Janar, 10:38
-
Malësi e Madhe/ Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 480 bimëve kanabis, vihet në pranga 41-vjeçari
8 Janar, 15:14
-
Shkodër/ Goditen 8 qendra prostitucioni, ushtrohej në banesa, nën hetim 13 të huaja dhe 2 shqiptarë! Sekuestrohen paratë e përfituara
28 Dhjetor 2024, 10:46
-
Shkodër/ U plagos me armë zjarri, vihet në pranga 24-vjeçari pasi dha kallëzim të rremë! Autori ende në kërkim
25 Dhjetor 2024, 10:58
-
Shkodër/ Vrasja e Valter Fjerzës në shtator 2023, arrestohet 22-vjeçari! Akuzohet se mbështeti autorin e krimit në Hotin e Ri (EMRI)
8 Dhjetor 2024, 10:34
-
Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë
24 Nëntor 2024, 10:00
-
Vau i Dejës/ Zbulohen 120 kg drogë te ‘Shpati i malit’, hetime për zbulimin e autorëve
24 Tetor 2024, 13:46
-
‘Ulu, policia’, i riu kapet mat duke vjedhur në banesë! VIDEO e momentit të arrestimit nga blutë e Shkodrës
18 Tetor 2024, 09:28