EMRI/ Plagoset me armë zjarri 16-vjeçari në Kamëz, shpallet në kërkim shoku i tij! Si ndodhi sherri në lagje mes dy të rinjve
Një konflikt i nisur për motive të dobëta ka përfunduar në plagosje me armë në Kamëz. Një 16-vjeçar është qëlluar nga një 18-vjeçar, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia.
Armir Hasa është autori i plagosjes së 16-vjeçarit, ngjarje e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Kamëz, rreth orës 16:10.
Burime nga Komisariati nr. 5 bëjnë me dije se autori dhe i plagosuri janë shokë në lagje me njëri-tjetrin, ata njiheshin prej vitesh dhe me herët nuk rezulton që të kenë pasur zënka apo konflikte. Por sipas grupit hetimor shkak i ngjarjes paraprakisht dyshohet te ketë qene një konflikt banal i çastit, ndërkohë që po kqyren kamerat e sigurisë në zonë dhe po hetohet edhe për armën me të cilën 18-vjeçari i identifikuar si Armir Hasa kreu plagosjen.
Ndërkohë, sa i përket gjendjes shëndetësore të 16-vjeçarit, ai ka marrë nje plumb në pjesën e pulpës në këmb dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas verifikimit të kamerave ku do të zbardhet dhe itenerati që ka ndjekur autori i ngjarjes Armir Hasa do të orientohen edhe grupi hetimor për vendodhjen e tij, ndonëse janë ngritur pika kontrolli në zonë.