Efektivët e policisë së kryeqytetit kanë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm të kërkuarin Indrit Deliu, i cili akuzohet se është  personi që ka goditur me thikë Florenc Hoxhën në ambientet e një lokali pranë banesës së kreut të INUV, mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit të kaluar.
 
Ngjarja ku mbeti i plagosur Hoxha, ka ndodhur në një lokal pranë banesës së kreut të INUV. Autori dhe Hoxha, kanë pasur edhe përplasje të mëparshme mes tyre por mbrëmjen e 13 nëntorit 2014 kjo përplasje ka përfunduar me plagosjen me thikë të kreut të INUV në Bashkinë e Tiranës.
 
Indrit Deliu është arrestuar nga ana e bluve të kryeqytetit rreth ores 06:00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e tij.
 
Redaksia Online
(a.h.shqiptarja.com)