Një 54-vjeçar ka terrorizuar me thikë punonjësit e Policisë Bashkiake ndërsa ka plagosur njërin prej tyre.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes në rrugën e "Kavajës", në oborrin e Policisë Bashkiake ndërsa si arrestuari Bujar Shehi është dënuar më parë për “ Kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.

Më datë 16.11.2016, rreth orës 21:00, ka ardhur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, se në rrugën e "Kavajës", në oborrin e Policisë Bashkiake, një person me thikë, po konfliktohet me punonjësit e Policisë Bashkiake.

Shehu ka qëlluar disa herë me thikë 37-vjeçarin D.H duke i shkaktuar dëmtime të shumta në trup, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 
 
Sipas policisë thika me të cilën agresori qëlloi punonjësin kishte mbishkrimin "LORD Stainless".

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com