Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë të riun A.K, 27 vjeç.
Në pranga ka rënë Aleksandër Ramaj ndaj të cilit rëndojnë veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
Sipas njoftimit të policisë, sherri mes dy të rinjve është përshkallëzuar pas një konflikti të çastit të ndodhur në Balldre të Lezhës.
Ndërkohë 27 vjeçari i plagosur po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Lezhës ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.