Plagosi me thikë një 64-vjeçar në Vlorë, arrestohet autori 34-vjeçar! Ishin në gjendje të dehur

Plagosi me thikë një 64-vjeçar në Vlorë, arrestohet autori 34-vjeçar! Ishin në gjendje të dehur

Foto ilustruese

VLORË- 34-vjeçari Luan Dollani në Vlorë ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me thikë një 64-vjeçar për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mbrëmjen e djeshme në lagjen 24 maji në Vlorë. Burimet paraprake bëjnë me dije se në momentin që janë konfliktuar kanë qenë në gjendje të dehur.

Nga veprimet hetimore të deritanishme se 34-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, 64 vjeçarit, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen