Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Barrikadë” në qytetin e Beratit, përfundoi me përdorimin e thikave dhe plagosjen e një personi. Në pranga ka rënë autori Aleandro Toska.
I plagosuri ndodhet jashtë rreziku për jetën ndërsa konflikti ka nisur për motive të dobëta.
Plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të shpejtë të Policisë, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Barrikadë” një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. T., 39 vjeç, banues në Berat.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Barrikadë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. N., 48 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









