Policia e Tiranës arrestoi 30-vjeçarin Gerti Ilollari të shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ai në muajin dhjetor 2025, sëbashku me një tjetër shtetas (i arrestuar në flagrancë), kanë plagosur me thikë një person.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ditën e ngjarjes, gjatë kontrolleve në banesën e 30-vjeçarit, Policia gjeti edhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin G. I., 30 vjeç, pasi Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. Ky shtetas, më datë 01.12.2025, në rrugën “Irfan Tomini”, në bashkëpunim me shtetasin E. U. (i arrestuar në flagrancë), ka plagosur me mjet prerës shtetasin M. A.Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G. I., ditën e ngjarjes, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente











