Një 60 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit ditën e sotme pasi ka sulmuar me thikë 25 vjeçarin A.T. Në pranga ka rënë Zagoll Muçaj i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës të riun.
Ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa Muçaj i cili punonte si taksist, është shoqëruar në komisariatin e policisë së Fierit. Ai akuzohet për veprat penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
Ndërkohë që ende nuk është bërë me dije arsyeja e konfliktit mes tyre, prokuroria ka nisur hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.