Policia ka arrestuar një 15 -vjeçar në Shkodër, pasi plagosi për vdekje me thikë mbrëmjen e sotme një bashkëmoshatarin e tij, po ashtu 15- vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skenderbeg”, në Shkodër, ndërsa shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës thikë që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit mes të rinjve.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me thikë në sup pa probleme për jetën.
"Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Shkodër, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje. Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili humbi jetën në Spital", njoftoi policia.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari vritet me thikë, autori bashkëmoshatar e qëlloi disa herë dhe u largua, ndalohet pas disa orësh! I mituri u gjet nga një kalimtar, ndërroi jetë në spital (EMRI)
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
52.8%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 5377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mosbindje civile apo provokim: Çfarë ishte 'marshimi' i PD në Shkodër?
2 Nëntor, 18:25
-
Masakra në Shkodër/ Policia në kërkim të "gjurmëve" të "Range Roverit" të autorëve! Në kërkim 2 nga grupi i Bajrave
2 Nëntor, 15:28
-
PD në Shkodër marshim protestë: Qytetërimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim! Kërkojnë lirimin e Berishës e qeveri teknike! (FOTO+VIDEO)
2 Nëntor, 12:10
-
Atentati me 3 viktima në Shkodër, në kërkim policor disa anëtarë të grupit të Bajrave, mes tyre Sakicaj e Troshani
2 Nëntor, 10:59
-
Shkodër, dogjën makinat që përdorte agjenti i krimeve arrestohen vëllezërit, identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi! Shikoni VIDEON
2 Nëntor, 10:41
-
Atentati në Shkodër, gazetarja: Dyshime se në mjet ishte Ibrahim Lici, 30 minuta para vrasjes u fikën dritat
1 Nëntor, 20:22
-
Benet Beci paraqitet në SPAK! A keni dhënë dorëheqjen? Kryebashkiaku i Shkodrës e mohon i buzëqeshur (VIDEO)
1 Nëntor, 15:32
-
Masakra në Shkodër pa autor! Pista e hetimeve: Hakmarrja mes Bajrave e Licëve, dyshohet se u ekzekutuan nga vrasës me pagesë
1 Nëntor, 15:28
-
Atentati i Shkodrës/ LZHK: Krimi nuk ka frikë nga shteti, qeveria palë me të! Të ngrihet Xhandarmëria Kombëtare
1 Nëntor, 11:27
-
Atentati në Shkodër/ Avokati Edmond Petraj: E dhimbshme skena me të pafajshmit! U krye nga vrasës me pagesë por diku u gabua
31 Tetor, 18:57
-
Atentati i Shkodrës/ Salianji letër nga qelia: Qeveria i shkel syrin kriminelëve për kalkulime elektorale! Ne do çmontojmë bandat dhe çdo pupac që i shërben atyre
31 Tetor, 17:25
-
Atentati në Shkodër/ FOTO e personit të tretë që dyshohet se ishte në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin
31 Tetor, 16:58