TIRANË-Një i ri është arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë plagosur një shtetas dhe kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.
 
Policia e Tiranës ka arrestuar Kreshnik Ferrollarin, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje si dhe ka shapllur në kërkim G. R., 29 vjeç dhe N. Sh., 21 vjeç,të dy banues në Tiranë.
 
Kreshnik Ferrollari me datë 10.01.2017, rreth orës 17:00, në rrugën "Loni Ligori", në bashkëpunim me shtetasit N. Sh. dhe G. R., kanë goditur me sende të forta shtetasit A. H. dhe A. Sh., ku ky i fundit ndodhet i shtruar në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa rreth orës 00:00, të datës 16.01.2017, shtetasi Kreshnik Ferrollari, është konstatuar nga shërbimet e policisë, i cili ka qënë në shoqëri të shtetasve N. Sh. dhe G. R., të cilët kanë filluar të kundërshtojnë punonjësit e Policisë për shoqërimin e tyre në Komisarait dhe kanë kundërshtuar fizikisht punonjësit e policisë, ku Kreshnik Ferrollari ka dëmtuar edhe mjetin e policisë gjatë shoqërimit të tij. Dy shtetasit e tjerë N. Sh. dhe G. R., kanë arritur të largohen.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com