Detaje të reja zbardhen nga plagosja e 2 efektivëve të policisë në Mamurras.
Efektivët e policisë kanë qenë në patrullim në qendër të qytetit dhe kanë tentuar të ndalojnë makinën e autorëve për verifikim. Këta të fundit nuk i janë bindur urdhërit për kontroll dhe janë përplasur fizikisht me policët, me pas sherri ka degraduar në përdorimin e armëve.
Sipas të dhënave ata janë identifikuar autorët por emrat nuk bëhen ende me dije. Ata kishin dhe armë me vete. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ata të RENEAS dhe një autoblind. Po bëhet edhe kontroll i kamerave te sigurisë së bizneseve.
Lajmi kryesor:
Mamurras, patrulla konfliktohet me 4 persona, polici nxjerr armën dhe plagos 2 kolegët e 1 të përfshirë! 7 të shoqëruar nga fisi i ish-deputetit Mhill Fufi
