Mamurras, patrulla konfliktohet me 4 persona, polici nxjerr armën dhe plagos 2 kolegët e 1 të përfshirë! 7 të shoqëruar nga fisi i ish-deputetit Mhill Fufi

Një sherr mes 4 personave dhe një patrulle policie e ndodhur ditën e sotme në Mamurras ka përfunduar me plagosjen e 2 prej policëve në shërbim dhe njërit prej të përfshirëve në këtë ngjarje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në qender të qytetit dhe për pasojë janë plagosur 2 policët Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, pjesë e Patrullës së Rendit në komisariatin e Kurbinit, si dhe Nikoll Fufi (e ka ndryshuar mbiemrin në Vorfi), i cili ishte në makinë me 3 vëllezërit Gentian Fufi, Besmir Fufi (Gjoni) dhe Rudolf Fufi që u përplasën me patrullën e policisë.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjatë konfliktit një prej punonjësve të policisë ka nxjerrë armën dhe ka plagosur aksidentalisht 2 kolegët e tij dhe njërin prej personave të përfshirë, Nikoll Fufin. Fufi dhe 2 policët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, janë qëlluar në këmbë dhe të 3 janë transportuar në spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre efektivet e policisë kanë ndaluar automjetin në të cilin lëviznin 4 të përfshirët në këtë përplasje, por ata nuk iu janë bindur bluve për ti kontrolluar. Në këtë moment ata janë konfliktuar dhe përplasur verbalisht me policinë dhe në sherr e sipër njëri nga efektivet e patrulles ka nxjerrë armen e shërbimit dhe ka qëlluar.

Report Tv, mëson pas përplasjes janë shoqëruar në komisariat 7 persona nga fisi i ish deputetit Mhill Fufi. Të shoqëruar janë edhe 2 të tjerë Alfred Prenga dhe Gjon Fufi, të cilët ishin në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po qëndrojnë të plagosurit. Ndërkohë janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes dhe pritet që të zbardhet me figurë në vijim se si ka ndodhur kjo përplasje. Në vendngjarje kanë shkuar nga Tirana Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu e drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

*Nga raportimet paraprake u raportua sikur 4 personat qëlluan drejt policëve dhe më pas policia u kundërpërgjigj. U tha se 3 vëllezërit Gentian Fufi, Besmir Fufi (Gjoni) dhe Rudolf Fufi mëngjesin e sotëm u shoqëruan në polici dhe më pas u liruan duke sjellë dhe përplasjen. Fillimisht u tha se policët kanë qenë në patrullim në qendër të qytetit dhe kanë tentuar të ndalojnë makinën e autorëve për verifikim. Këta të fundit paraprakisht u tha se nuk i janë bindur urdhërit për kontroll duke mos ndaluar, policia i ka ndjekur dhe pas konfliktit fizik u raportua se ngjarja kishte degraduar në përdorimin e armëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:35
Shkuan të vizitojnë të plagosurin por i pritën me ‘Shqiponjat’! Pamjet kur shoqërohen dy persona te Trauma, mes tyre vëllai i të plagosurit Nikoll Fufi

Efektivët e forcave "Shqiponja" kanë bërë të mundur shoqërimin e dy personave në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen në Mamurras, ku u plagosën 2 policë dhe Nikoll Vorfi (Fufi). Të shoqëruar janë Alfred Prenga dhe Gjon Fufi. Ky i fundit është vëllai i të plagosurit Nikoll Vorfi (Fufi).

Ora 17:47
Përplasja në Mamurras, ky është njëri efektiv që mbeti i plagosur, është transportuar te Trauma

1618328821_ilirzeka.jpg

Ky është Ilir Zeka njëri prej efektivëve të policisë që ka mbetur i plagosur aksidentalisht nga kolegu i tij, pas përplasjes së tyre me 4 persona të tjerë në Mamurras.

Ora 17:17
Plagosja me armë në Mamurras/ Ishin dërguar në spital privat, 2 efektivët sillen te Trauma

 

Dy efektivët e policisë që mbetën të plagosur në Mamurras janë dërguar në Spitalin i Traumës. Report Tv mëson se Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, fillimisht ishin dërguar në një spital privat, por më pas u sollën te Trauma. Ndërkohë, i pranishëm është edhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë në DPPSH, Gjovalin Loka. (Gruaja që shihet në video, teksa qan, nuk ka lidhje me 2 efektivët e plagosur). 

1618327207_403581a4067e4922ba821e79f8bd682f.jpg

Ora 17:06
I plagosur nga të shtënat me armë në Mamurras, forca të shumta të Shqiponjave te Trauma

 

Efektivë të Forcave Shqiponja kanë mbërritur në spitalin e Traumës ku ndodhet i shtruar Nikoll Fufin (e ka ndryshuar mbiemrin në Vorfi), i cili mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Mamurras.

Ora 16:48
Të shtënat me armë në Mamurras/ Patrulla u përfshi në konflikt, 1 nga policët plagosi 2 kolegë dhe një nga të përfshirët në sherr

 

Policia jep njoftimin zyrtarë për ngjarjen në Mamurras. Patrulla u përfshi në konflikt, 1 nga policët plagosi 2 kolegë dhe një nga të përfshirët në sherr.

"Rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.

Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Specialistë të Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe Specialistë të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, dhe nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna intensive në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe po marrin dëshmi, me qëllim sqarimin në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme të kësaj ngjarjeje.

Informacion më të detajuar do të japë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në përfundim të veprimeve të para hetimore", njofton Policia. 

Ora 16:43
Mamurras, autorët që qëlluan policët u shoqëruan mëngjesin e sotëm dhe më pas u liruan! Zbardhen emrat e 3 vëllezërve të përfshirë

1618325101_pamjee.jpg

Autorët që qëlluan policët u shoqëruan mëngjesin e sotëm në polici dhe më pas u liruan. Mëngjesin e sotëm u shoqëruan 3 vëllezërit Gentian Fufi, Besmir Fufi (Gjoni) dhe Rudolf Fufi. Më pas rreth orës 14:00 u përplasën me policët. I përfshirë në këtë ngjarje është edhe  Nikoll Fufi (Vorfi) i cili mbeti i plagosur nga përplasja.

Ora 16:10
Ndryshoi mbiemrin nga Fufi në Vorfi, identifikohet njëri autor! Mbeti i plagosur, ndodhet në spitalin e Traumës! Në makinë me të edhe 3 të tjerë

1618323093_pamje.jpg

Nikoll Vorfi (Fufi) është njëri nga autorët e përplasjes me armë zjarri në Mamurras me dy efektivët e policisë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj. Fufi ka mbetur edhe vetë i plagosur nga përplasja dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Në makinë bashkë me të kanë qenë edhe 3 persona të tjerë.

Ora 15:58
Përplasja me armë në Mamurras, shoqërohen në polici 7 persona nga fisi i ish-deputetit Mhill Fufi

Report Tv mëson se lidhur me plagosjen e 3 personave në Mamurras mes tyre 2 policë janë shoqëruar në polici 7 persona nga fisi i ish deputetit Mhill Fufi. 
Ata janë në komisariatin e Laçit.

Ora 15:55
Plagosja e 2 policëve dhe e qytetarit, RENEA dhe forca të shumta policie zbarkojnë në Mamurras

 

Forcat të shumta policie dhe RENEA kanë mbërritur në Mamurras, pas plagosjes me armë të dy efektivëve dhe një qytetari mesditën e sotme.

 

Ora 15:47
Autorët identifikohen, kishin armë me vete! S'iu bindën urdhrit të policëve për të ndaluar, pas përplasjes fizike, i qëlluan me armë

1618321700_MAMURRA.jpg

Detaje të reja zbardhen nga plagosja e 2 efektivëve të policisë në Mamurras.

Efektivët e policisë kanë qenë në patrullim në qendër të qytetit dhe kanë tentuar të ndalojnë makinën e autorëve për verifikim. Këta të fundit nuk i janë bindur urdhërit për kontroll dhe janë përplasur fizikisht me policët, me pas sherri ka degraduar në përdorimin e armëve.

Sipas të dhënave ata janë identifikuar autorët por emrat nuk bëhen ende me dije. Ata kishin dhe armë me vete. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ata të RENEAS dhe një autoblind. Po bëhet edhe kontroll i kamerave te sigurisë së bizneseve.

Ora 15:17
E rëndë në Mamurras, policët u qëlluan nga një makinë të cilën e ndaluan për kontroll

 

Dy policët e mbetur të plagosur sot janë qëlluar nga një makinë të cilën e kishin ndaluar teksa ishin në krye të detyrës.

 

Ora 15:10
Pamje nga vendngjarja, goditet nga plumbat dhe një makinë e parkuar në rrugë

Nga shkëmbimi me armë zjarri  në Mamurras mes policisë dhe personave të tjerë, mbetën të plagosur tre persona, dy efektivë dhe një qytetar kalimtarë. Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se plumbat gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë prekur edhe një makinë të parkuar në zonë. Makina ka marrë goditje nga dy plumba në pjesën e parakolpit.

Ora 14:54
Përplasja me armë zjarri, nisen drejt Mamurrasit FNSH, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj

 

Pas përqasjes me armë zjarri në Mamurras ku kanë mbetur të plagosur edhe 2 policisë të Komisariatit të Kurbinit janë nisur drejt vendngjarjes nga Tirana Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Drejt vendngjarjes gjithashtu është nisur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Ora 14:44
VIDEO/ 2 policë dhe 1 qytetar i plagosur, Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes në Mamurras ku pas shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur 2 policë dhe një qytetar.

Ora 14:26
Emrat/ Kush janë 2 policët dhe qytetari të mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në Mamurras

1618317703_kurbin001.jpg

Në qendrën e Mamurrasit janë plagosur me armë zjarri punonjësit e policisë të patrullës Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj dhe një qytetar, Nikoll Vorfi.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bani: 15/04/2021 00:26

    NUK I KA fut rama ne politike keta por berisha....

    Përgjigju
  • Rama ik: 14/04/2021 06:15

    Ai qe futi llumin ne politike, ai qe i mban eshte me llum se kta. Rama go.

    Përgjigju
  • bobi: 13/04/2021 19:50

    davidi djal i mir cun tropoje

    Përgjigju
  • Piku: 13/04/2021 19:34

    Bravo policeve qe rrezikojne jeten rrugeve. Thirrje shtetit t'u rrise rrogat se dekoratat pas vaktit nuk bejne pune.

    Përgjigju
  • Visi: 13/04/2021 18:50

    Tash po del qe polici e paska ba krejt sherrin aaa ky i paska gjujte te gjithe kto aaa kto dmth ska problen pse e vrasin ka ni rob sa here ka zgjedhje hajde edi rama hajde edhe kto polic bq se patllaken ta kishin drejtu mire

    Përgjigju
  • Ergys: 13/04/2021 18:45

    Kot nuk donte ta vriste Likja Mhill Fufin.Duroni pordhet e Fufit tani.

    Përgjigju
  • BENI: 13/04/2021 18:37

    GOditini keta plehra ne mamurras,,,,shteti ti fshije keta ndyresira,,,qe kujtojne se duke pasur arme ne brez mund te kundershtojne shtetin,,,,shkrijini si fis....

    Përgjigju
  • $$$$$$$$: 13/04/2021 18:36

    Jan punesuar polica rrugac dhe bezdisin popullin e urt ..cudi ketyre policave u pallohen shum edhe grat,,,

    Përgjigju
    • Berat Çelepias: 13/04/2021 21:36

      I njifke mirë policët! Do e kesh kunatin polic

    • Paralaci: 13/04/2021 20:00

      Ti do jesh naj ushtare i fufit!ta dish nje gje se fufet ku kane frike te bejne shok!ata dun enverin ai ja dinte!

    • Lala: 13/04/2021 19:34

      Policat mind edhe te jem rrugaç nji pjes si dihet.ama Duke I njof fufet bie kjo qe thua ti per polic rrugac

    • Iko: 13/04/2021 18:57

      Ruaj gruan tende ti ate bej

  • ymeri: 13/04/2021 18:33

    DUHEJ TI KISHIT VRARE KETA QELBES QE bejne garipin me shtetin,,,aty ne vend ti kishit vrare si qener,,,,cohu enver dhe na qerro ca plehra te malesise qe bejne te fortin....malok te poshter,,u shofshi me soj e sorrollop....

    Përgjigju
  • Patrioti: 13/04/2021 18:21

    Kjo eshte deshperuese. Pasi e kundershtojne, e rrahin trupen e policise dhe dalin sikur nuk ka ndoshur gje.

    Përgjigju
  • Like: 13/04/2021 17:17

    Keshtu eshte kur paguajne njerezit per tu bere deputet

    Përgjigju
  • Elona: 13/04/2021 16:32

    Vetem nje holokaust e shpeton ate Shqiperi te shkrete nga mbetjet prehistorike. Prapambetje totale ne çdo aspekt.

    Përgjigju
    • Beni: 13/04/2021 21:30

      Lere lere ca na shohin syte perdite

  • shaban: 13/04/2021 16:31

    nuk eshte sherr qe ka degjeneruar ne perdorim dhune dhe armesh por "kundershtim i urdherit te officerit te policese, vrasje me paramendim e mbetur ne tentative e punonjesit te policise, armmbatje pa leje"

    Përgjigju
    • hajt mo: 13/04/2021 21:14

      polic qe ka shteti , hajde te na mbrojn , kto vrasin koleget e vet, duet te ken pi gjith diten , dhe arma sju rrin ne brez.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!