Plagosja e 26-vjeçarit pas një sherri në Pogradec, lihen në burg 2 autorët

Plagosja e 26-vjeçarit pas një sherri në Pogradec, lihen në burg 2 autorët

Pamje nga plagosja

POGRADEC- Gjykata e Korçës ka caktuar masën arrest me burg për shtetasit Alten Jolldashi, Deis Meko dhe Kristo Lotis, të cilët plagosën pas një sherri Alten Jolldashin.

Konflikti për motive të dobëta mes të rinjve, përfundoi në përdorimin e armës nga të dy palët ku u shkëmbye zjarr, por i plagosur mbeti vetëm 26 vjeçari Jolldashi.

Në redaksinë e Report TV mbërritën edhe pamjet e plagosjes së Alten Jolldashit, në Pogradec. Siç shihej nga pamjet e kamerave të sigurisë, të shpërndara nga familja e të plagosurit, pranë një servisi vjen grupi i autorëve me një mjet luksoz dhe njëri me armë që e fut në xhep dhe dëmtojnë motorin e parkuar në pronësi të Alten Jolldashit.

I njëjti grup rikthehen sapo mësojnë se i riu Jolldashi rikthehet tek motori dhe mes tyre nis një sherr masiv mes disa të rinjve, pas së cilit plagoset me armë Jolldashi me tre plagë, në gju, në dorë dhe në pjesën e kraharorit.

Sipas policisë edhe vetë i plagosuri që është te spitali i Traumës ka qëlluar me armë dhe ndodhet nën arrest. Dy të rinjtë e tjerë, Deis Meko 32 vjeç dhe Kristo Lotis 27 vjeç, u vetëdorëzuan pas negociatave me familjarët.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar