Plagosja e 51-vjeçarit me 5 plumba në Mirditë për shkak të konflikteve të vjetra! Arrestohet autori, ndalohet edhe vëllai binjak, e ndihmoi të fshihej

Një 51-vjeçar u plagos me armë zjarri në Mirditë, ndërsa disa orë më vonë policia arriti të indentifikojë dhe arrestojë autorin. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së premtes në autostradën Milot-Kukës pranë një pike karburanti në zonën e Fanit. Objektiv i sulmit me armë ishte 51-vjeçari Martin Prenga banues në Klos të Mirditës. Ndaj tij u qëllua 5 herë me pistoletë teksa ishte në ambientet e jashtme të karburantit, por fatmirësisht vetëm 1 nga plumbat e preku në këmbë.

Brenda lokalit ku ndodhej karburanti ishin dy oficer civil policie të cilët kanë kanë reaguar shpejt dhe nxjerre armët, duke trembuar autorin i cili u largua pa mundur të ekzekutoi 51-vjeçarin Martin Prenga. I plagosuri fillimisht u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Mirditës dhe më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes policia arriti të identifikojë autorin dhe arrestoi atë 5 orë më vonë.

Ai është shtetasi Florian Gjoka 21-vjeç banues në Mirditë si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij binjak, shtetasi Altin Gjoka, i cili ka ndihmuar autorin e plagosjes të largohej me motor nga vendi i ngjarjes dhe të fshihet. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur nga autori, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë në këtë konflikt, i cili e kishte zanafillën kohë më parë dhe ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", në ngarkim të shtetasit Florian Gjoka dhe "Përkrahja e autorit të krimit", në ngarkim të shtetasit Altin Gjoka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:22
Detaje nga plagosja në Mirditë/ Ndalohet vëllai binjak i autorit, e ndihmoi të fshihej pas krimit! Del FOTO e pistoletës që përdori 21-vjeçari

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja në Mirditë. Mësohet se i ndaluar nga policia është edhe vëllai binjak i autorit i cili e ka ndihmuar që të fshihet pas krimit. Ndërkohë, policia ka shpërndarë edhe foton, e pistoletës që është përdorur nga 21-vjeçari me të cilin ka qëlluar ndaj 51-vjeçarit.

“Mirditë/Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Fan, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi M. P.  Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes, procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij, i cili e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, falë veprimeve të shpejta e profesionale hetimore, duke administruar çdo provë në vendin e ngjarjes dhe pamje filmike, si dhe duke shoqëruar e pyetur disa shtetas, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fan, Mirditë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi M. P., 51 vjeç, banues në Mirditë.

Në përfundim të veprimeve procedurale është arrestuar shtetasi F. Gj., 21 vjeç, banues në Mirditë, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi A. Gj., 21 vjeç, banues në Mirditë.  Në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan, Mirditë, shtetasi F. Gj. ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin M. P., i cili si pasojë ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, shtetasi A. Gj. e ka ndihmuar vëllanë e tij, shtetasin F. Gj. që të largohet nga vendi i ngjarjes dhe të fshihet. Vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë në këtë konflikt, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur nga autori. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", në ngarkim të shtetasit F. Gj., dhe "Përkrahja e autorit të krimit", në ngarkim të shtetasit A. Gj”, njofton Policia.

Ora 08:45
Plagosja e 51-vjeçarit në Mirditë, autorët me motor qëlluan drejt lokalit! Brenda ishin 2 policë

 

Detaje te reja nga plagosja në Fan të Mirditës që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë një pike karburanti në rrugën e Kombit.               

Autorët kanë qenë me motor dhe sapo janë afruar kanë qëlluar në drejtim të objektivit të tyre, Marin Prengës, i cili ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit.

Në momentin e ngjarjes, në lokal kanë qenë dy oficerë policie, të cilët kanë dalë nga lokali dhe kanë nxjerrë armët duke trembur autorët, të cilët janë larguar me shpejtësi.

Marin Prenga dhe dy autorët, njëri prej të cilëve është identifikuar si Florjan Gjoka ishin banorë në të njëjtin fshat dhe kishin patur konflikte mes tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion