Tiranë/ Plagosja e Pashk Palnikajt në Fier në 2021, Apeli i Përgjithshëm ndryshon akuzat dhe ul dënimin për 4 të pandehurit

Tiranë/ Plagosja e Pashk Palnikajt në Fier në 2021, Apeli i Përgjithshëm ndryshon akuzat dhe ul dënimin për 4 të pandehurit

Apeli i Tiranës

TIRANË - Gjykata e Apelit ka ndryshuar akuzat dhe ka ulur dënimin për 4 të pandehurit e plagosjes së Pashk Palnikajt në vitin 2021 në Fier.

Apeli ndryshoi akuzën nga vrasje me paramendim në vrasje me dashje. Apeli ka ulur dënimin me 10 vite për Kiri Mernicën, duke e dënuar me 12 vite burg.

Për Robert Mernicën dënimi është ulur me 9 vite, duke u dënuar me 12 vite burg.

Gjithashtu për Mirand Mernicën dënimi ulet me 9 vite, duke e dënuar me 11 vite burg. Liri Biçaku dënohet me 12 vite burg, me dënimin që i ulet me 9 vite.

Ngjarja ndodhi më 16 prill të vitit 2021 në fshatin Sulaj të Fierit, ku mbeti i plagosur 47 vjeçari Pashk Palnikaj. 

Dënimi i të pandehurve: 
Kiri Mernica, 12 vite burg - për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje"
Robert Mernica, 12 vite burg - për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje"
Mirand Mernica, 11 vite burg - për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje"
Liri Biçaku, 12 vite burg - për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje"

Më herët më datë 4 dhjetor të vitit 2023, Gjykata e Fierit i ka dënuar të pandehurit për 'Vrasje me paramendim' dhe armë mbajtje pa leje. 

Vendimi i Apelit të Përgjithshëm: 

Në përfundim të gjykimit, më datë 19.11.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Shala dhe anëtarë znj. Brikena Ukperaj dhe z. Dritan Hasani, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 583, datë 04.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në lidhje me fajësinë dhe masën e dënimit për të pandehurit K. M, L. B e R. M sa i përket veprave të parashikuara nga nenet 323/1 e 278/1 të Kodit Penal, si dhe provat materiale e shpenzimet gjyqësore.

-Ndryshimin e vendimit nr. 583, datë 04.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për pjesën tjetër si vijon:

-Deklarimin fajtor të pandehurit K. M për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje", parashikuar nga neni 76, 22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.

-Bazuar ne nenin 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve me një dënim të vetëm prej 12 vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të pandehurit R. M për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje", parashikuar nga neni 76, 22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.

-Bazuar ne nenin 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve me një dënim të vetëm prej 12 vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të pandehurit L. B për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje", parashikuar nga neni 76, 22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.

-Bazuar ne nenin 55 të K. Penal, bashkimin e dënimeve me një dënim të vetëm prej 12 vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të pandehurit M. M për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje", parashikuar nga neni 76,22 e 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit nga të pandehurit K. M, R. M, L. B dhe M. M të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille