Pas plagosjes së efektivit të policisë Nikolin Gjergji në Lezhë ministri Saimir Tahiri e ka vizituar në Spitalin e Traumës por edhe ka shkruar një status në facebook.

Ministri dha lajmin se polici është jashtë rrezikut për jetën ndërsa përgëzoi kolegët për punën dhe tha se autori "mori e do marri atë që meriton, dënimin më të ashpër ligjor".
 
“Nikolin Gjergji u plagos me armë në krye të detyrës, fatmirësisht pa rrezik për jetën. I uroj shërim të shpejtë. Jemi të gjithë me të dhe familjen e tij. Urime kolegeve te tij për arrestimin e autorit. Mori e do marri atë që meriton, dënimin më të ashpër ligjor. #bravocuna", shkruan Tahiri.

Ministri Tahiri ka postuar në profilin e tij në facebook edhe disa fotografi të polisicë gjatë aksionit për kapjen e autorit Aldi Lleshaj.

policia

policia aksion

policia aksion

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com