Sherri me 3 të plagosur në Mamurras nisi nga kontrolli për lojërat e fatit! Vëllezërit Fufi i bënë pritë dhe dhunuan policët, efektivi plagosi nga pakujdesia 2 kolegët dhe një prej tyre! 4 të arrestuar

Plagosja e 3-fishtë ditën e djeshme në qendër të Mamurrasit ka përfunduar me arrestimin e 4 personave. Në pranga ra  efektivi i policisë David Medani, 45 vjeç, i cili plagosi nga pakujdesia 2 kolegët e tij dhe një person tjetër.

Të arrestuar janë edhe 3 prej personave të përfshirë në sherr, Gjon Fufi, 40 vjeç, Nikoll Fufi (e ka ndryshuar mbiemrin në Vorfi), 36 vjeç dhe Rudolf Fufi, 31 vjeç, të tre lindur e banues në Mamurras.

Ngjarja ndodhi pasi efektivët e policisë u përfshinë në një sherr me disa pjesëtarë të fisit të ish deputetit Mhill Fufi. Efektivi i policisë do të gjykohet për veprat penale “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.  Ndërsa 3 të arrestuarit e tjerë të fisit Fufi do të përballen me veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim.

Si nisi përplasja? Gjithçka filloi gjatë një kontrolli të efektivëve në lokalin e F.L. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. 3 policët, David Medani, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, gjatë paradites së djeshme kanë kryer kontroll në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit por kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit Nikoll Vorfi (Fufi), i cili është shoqëruar më pas në polici për sqarimin e situatës dhe më pas është lënë i lirë. Por ngjarja nuk është lënë me kaq, ku Nikoll Vorfi së bashku me Gjon Fufin dhe Rudolf Fufin kanë pritur që efektivët të ndërronin turnet e shërbimit dhe u kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë David Medani i cili në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin Nikoll Vorfi dhe dy kolegët e tij Ilir Zeka dhe Flamur Lleja. Të plagosurit janë dëmtuar në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Kjo ka bërë që mëngjesin e sotëm policia të arrestojë efektivin David Medani dhe Gjon Fufin, Nikoll Fufin (e ka ndryshuar mbiemrin në Vorfi), dhe Rudolf Fufin.

Gjithashtu policia ka sekuestruan si provë materiale 3 gëzhoja nga arma e zjarrit në posedim të punonjësit të policisë David Medani dhe automjetin tip "Porsche Cayen" me të cilin udhëtonin autorët e dyshuar të ngjarjes.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:03
Shoqërimi në komisariat për lojërat e fatit, vëllezërit Fufi i bëjnë pritë dhe dhunojnë policët, efektivi plagos nga pakujdesia 2 kolegët në Mamurras

1618383462_ngjarjakurbin.jpg

SHÇBA zbardh përplasjen mes policisë dhe vëllezërve Fufi të ndodhur ditën e djeshme  në Mamurras ku mbetën të plagosur 3 persona. Gjithçka nisi pas një kontrolli që do bëhej në lokalin  L.F. për lojërat e fatit por kjo gjë u kundërshtuar nga vëllezërit Fufi.

Pas refuzimit ata u shoqëruan në komisariat dhe më pas u lanë të lirë, kjo ka bërë që ata të presin efektivët të mbyllin turnin e punës duke i dhunuar më pas me sende të forta. Kjo ka bërë që një nga efektivë të nxjerrë armën dhe nga pakujdesia të plagosë dy koleget e tij dhe një nga vëllezërit Fufi.

Njoftimi i plotë i SHÇBA-së

SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka arrestuar 1 punonjës policie dhe 3 shtetas të tjerë në lidhje me ngjarjen e djeshme, ku mbetën të plagosur 3 persona.

Në datë 13 prill 2021 në Qendër Mamurras, rreth orës 13:50, tre shtetas kanë goditur me sende të forta, një punonjës policie, i cili në kushtet e vetëmbrotjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin N.V. dhe dy kolegët e tij, punonjësit e policisë I.Z. dhe F.LL. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital për kurim të mëtejshëm.

Ngjarja ka ndodhur pasi punonjësit e policisë të Stacionit të Policisë Mamurras, në orët e paradites, kanë kryer kontroll në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë ushtrimit të detyrës punonjësi e policisë kanë hasur në kundërshtimin e shtetasit N. V. (M.F), i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Mamurras. Pas sqarimit të situatës, personi është lënë i lirë.

Rreth orës 13:50, kur punonjësit e policisë kishin ndërrruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë D.M. ka qëlluar me armë duke plagosur personat e sipërpërmendur.

SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka kryer veprimet hetimore të nevojshme dhe në 13.04.2021 u bë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve:

-  Gjon (G) Fufi., 40 vjeç, lindur e banues në Mamurras;

Nikoll Vorfi (M.F.), 36 vjeç, lindur e banues në Mamurras;

- Rudolf S. (Fufi), 31 vjeç, lindur e banues në Mamurras.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim.

Nga grupi i posaçëm hetimor u sekuestruan si provë materiale 3 gëzhoja nga arma e zjarrit në posedim të punonjësit të policisë D.M. si dhe automjeti tip "Porsche Cayen" me të cilin udhëtonin autorët e dyshuar të ngjarjes.

Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore dhe pasojat e ardhura nga përdorimi i armës së zjarrit, u bë arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë Inspektor D. M., 45 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Stacionit të Policisë Mamurras, për veprat penale “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.  

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston