TIRANË- Një 39-vjeçare me iniciale O.M., është vënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi ka rezultuar si bashkëpunëtore e Albert Ostrenit, 49-vjeçarit që plagosi të riun mbrëmjen  e 23 gushtit.

Bëhej fjalë për një konflikt të çastit, në zonën e Alliasit në Tiranë, ku pak para mesnate, Ostreni ka plagosur me armë zjarri 23-vjeçarin Renaldo Mejdani.

Për tu arratisur nga vendngjarja, Ostreni mori ndihmën e e 45-vjeçarit me iniciale D.O., i cili u vu në prangat e policisë ditën e djeshme i cili në bashkëpunim me 39-vjeçaren ndihmuan në arratisjen e autorit. Fatmirësisht. gjendja shëndetësore e të riut është stabël, ai mori trajtimin mjekësor përkatës mbrëmjen e 23 gushtit.

Ndaj dy bashkëpunëtorëve rëndojnë akuzat: Përkrahja e autorit të krimit dhe Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Si ndodhi ngjarja dhe relatat e dy të përfshirëve në incident:

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50 në lagjen e Alliasit në Tiranë ku dy fqinjët, Albert Ostreni dhe Relando Mejdani u përfshinë në një konflikt të çastit nga ku, ky i fundit mbeti i plagosur.

Ostreni me ndihmën e dy personave u largua nga vendngjarja.