Policia e Durrësit ka arrestuar autorin që një ditë më parë plagosi me armë zjarri një person tjetër pas një konflikti në lagjen Lugina në Shijak
Në një konferencë për shtyp,Ervin Hodaj, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës tha se gjatë kapjes autori Elton Beqiri, nuk bëri rezistencë.
“Së pari duke marrë shkas në lidhje me plagosjen në Shijak, është bërë kapja e autorit dhe arrestimi i tij për ‘plagosje e rëndë me dashje’. Ka qennë një angazhim i të gjithë forcave. Një nga metodat e policisë ka qenë edhe bashkëpunimi me familjarët. Nuk pati rezistencë gjatë arrestimit”, tha Hodaj.
Lajmi kryesor:
Menaxhimi i trafikut gjatë sezonit veror, drejtori i Policisë Durrës: Po monitorojmë me pajisje inteligjente! Në fokus edhe siguria në plazhe
Komente









