Të tjera pamje kanë dalë nga sherri i ndodhur mesditën e sotme në ambientet e brendshme të poliklinikës së Shkodrës, ku 32-vjeçari Vildan Kepëca mbeti i plagosur me thikë.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se sherri e kishte zanafillën që nga ambientet e jashtme të poliklinikës.
Më pas autori i plagosjes, 18-vjeçari Arvin Fregjaj, sëbashku me të atin e tij 41-vjeçarin Agron Mehmeti, shihet teksa futen në poliklinikë, nisin debatin me 32-vjeçarin dhe në një moment Mehmeti e godet me grusht.
Më pas në sulmin fizik ndaj 32-vjeçarit përfshihet edhe djali i Agron Mehmetit, 18-vjeçari Arvin Fregjaj. 32-vjeçari Vildan Kepëca në pamundësi për t’u përballur me të dy, ikën me vrap, por agresorët e ndjekin dhe më pas 18 vjeçari e sulmon edhe me thikë.
Lajmi kryesor:
I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Arrestohet edhe 18-vjeçari e i ati (VIDEO)







