Plagosja në Vlorë
për borxhin 30 mijë Euro

Plagosja në Vlorë <br />për borxhin 30 mijë Euro
VLORE - Një borxh i pashlyer prej 30 mije Euro është motivi që ka rrezikuar t’i marre jetën shtetasit Zaho Dino Dano, 65 vjeç, nga qyteti i Vlorës. Siç bën të ditur policia e qytetit bregdetar, Dano është qëlluar dje rreth orës 18:30 në lagjen “28 Nëntori”, duke mbetur i plagosur në njërën këmbë. Ai është transportuar menjëherë në spitalin e qytetit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
AUTORET NE KERKIM
Nga hetimet e kryera nga strukturat e Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë është bërë i mundur identifikimi i autorëvë të ngjarjes të cilët më pas janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasit E. S, 25 vjeç dhe P. S. 29 vjeç, të dy banues në Vlorë.
BORXHI
Nga hetimet e policisë është zbuluar se djali i të lënduarit, Tori Zaho Danaj, prej një viti në Itali, është personi që u ka marrë autorëve të krimit borxhin prej 30 mijë Euro të cilin ende nuk e ka shlyer.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në kushtet e bashkëpunimit dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78-22, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.
(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan