PËRMET -  Zbardhet përplasja me armë dje në fshatin Vërcisht të Përmetit. 39-vjeçari Gazmor Ibro u qëllua me automatik në përpjekje për të mbrojtur 100 kilogramë kanabis, sasi të cilën po e transportonte me mushkë së bashku me dy vëllezërit e tij Ilirjan e Fati Ibro të cilët janë shpallur në kërkim.
 
Policia e cila përmbylli operacionin “Gostomicka” tha se në fshatin Vercisht vëllezërve Ibro u është bërë pritë nga 4 persona, Roland Pata, Altin Merdani, Stefan Gjoka dhe Elton Abazaj, të cilët të armatosur kanë dashur të grabisin sasinë e lëndë narkotike. 

Palët janë përfshirë në përplasje më armë dhe për pasojë mbeti i plagosur Gazmor Ibro,  cili është dërguar në spitalin e Traumës i cili ndodhet nën arrest për akuzën e kultivimit të lëndës narkotike.

Policia e njoftuar për këtë ngjarje arrestoi Roland Patën dhe Altin Merdanin ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtoret e tyre Stefan Gjokën dhe Elton Abazjn.

Policia ndërkohë ka arrestuar edhe  bashkëjetuesen e Roland Patës, pasi ne banesën ku jetonin përkohësisht u gjetën dhe sekuestruan dy doza kokaine si dhe 5.1 gram hashash.

Në kuadër të këtij operacioni policia ka sekuestruar 100 kilogram marijuanë e cila ishte fshehur në 16 thasë si edhe sasinë e vogël të kokainës.  Gjithashtu janë sekuestruar edhe tre automjete dhe gëzhoja automatiku e pistolete në vendngjarje.
 
U arrestuan
1-Roland Pata , 41 vjeç  lindur Peshkopi dhe banues në Tepelenë
2-Altin Merdani 36 vjeç, lindur dhe banues në Memaliaj Tepelenë
3-Gazmor Ibro 39 vjeç, banues në fshatin Nikollar Skrapar
 
Ne kerkim
1-Stefan Gjoka , 32 vjeç, banues Qeparo Vlorë.
2-Elton Abazaj , 34 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër.
3-Ilirjan Ibro 35 vjeç, banues në Nikollar  Skrapar.
4-Fatri Ibro 37 vjeç, banues në Nikollar Skrapar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)