Plagosja në Shkodër, Policia: 500
​ mijë lekë për identifikimin e autorit

Policia e Shkodrës ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të plagosjes së biznesmenit 50 vjeçar, Berhan Vishnja.

Dy ditë pas ngjarjes, përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shkodrës thotë se ofron 500 mijë lekë të reja kush jep informacion për identifikimin e autorit.

"Policia e Shkodrës është angazhuar maksimalisht me të gjitha kapacitetet e saj, duke angazhuar specialistët dhe ekspertët më të mirë për të zbardhur ngjarjen (plagosjen) e ndodhur në mëngjesin e datës 25.03.2016 në lagjen "Kongresi i Përmetit", Shkodër, ndaj shtetasit me iniciale B. V. 56 vjeç. Në këtë kontekst Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e komunitetit për të bërë të mundur zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Policia e Shkodrës vë në dispozicion 500.000 (pesë qind mijë) lekë të rinj për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Sigurojmë anonimatin për çdo shtetas që do japë info të saktë në numrin e Cel: 069 41 02 060 dhe në numrin pa pagesë 129", thuhet në njoftimin e Policisë. 

Dy ditë më parë, biznesmeni 50 vjeçar Berhan Vishnja është qëlluar me armë zjarri në orën 06:30, në qytetin e Shkodrës, në afërsi të zonës afër stadiumit “Loro Boriçi”.

52 vjeçari është qëlluar në automjetin e tij teksa qarkullonte në rrugë, ndërkohë që autorët e këtij sulmi janë larguar me shpejtësi.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen