Plagosje me armë në Kurbin
2 në pranga, 2 vëllezër në kërkim

Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim për një plagosje me armë të ndodhur më 3 dhjetor në Sanxhak të Kurbinit. Efektivët e komisariatit të Kurbinit vunë në pranga 26-vjeçarin Mariglen Stojani dhe Skënder Rica 51 vjeç si dhe janë shpallur në kërkim dy vëllezërit Elson dhe Ervisjon Lleshaj, 29 dhe 31 vjeç me banim në Kurbin.
                          
Gjithashtu policia filloi procedimin penal në gjendje të lirë për K.B. 23 vjeç dhe R.Ll. , 33 vjeç, banues në Kurbin.
 
Rreth orës 21.00 në Sanxhak, është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Traumave Tiranë , ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën  Mariglen Stojani. Nga veprimet e kryera rezulton se autorë të dyshuar të kësaj ngjarje të jenë vëllezërit Lleshaj, ku ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes këtyre personave.
 
Në vendngjarje janë gjetur dhe  sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e fishekut model 54 dhe disa bishta druri veglash pune.
 
Nga  veprimet e para hetimore, kur është marrë në pyetje Mariglen Stojani ka refuzuar të japë shpjegime duke u përpjekur të mos deklarojë të vërtetën në lidhje me ngjarjen.
 
Akuzat
Elson dhe Ervisjon Lleshaj për veprat penale  "Plagosje e rëndë me dashje"  dhe "Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve".
Mariglen Stojani dhe Sander Rica për veprën penale Moskallëzim K.B. dhe R.Ll. për veprën penale  "Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore", 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Izraeli vazhdon sulmet në Gazë mes shpresave të ndërmjetësuesve për armëpushim