Qëllohet me dy plumba pas shpine, ish-kreu u Ujësjellësit të Burrelit i shpëton 'paq' atentatit: S'e pashë kush më qëlloi

Qëllohet me dy plumba pas shpine, ish-kreu u Ujësjellësit të Burrelit i shpëton 'paq' atentatit: S'e pashë kush më qëlloi

BURREL-Ish- drejtori i Ujësjellësit të Burrelit, Shemsi Shema i ka shpëtuar paq një atentati afër shtëpisë së tij.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Shema është qëlluar me dy plumba pas shpine, duke e lënë të plagosur, por fatmirësisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në dëshminë e dhënë për uniformat blu, Shema ka deklaruar se nuk e ka parë kush e ka qëlluar. 68-vjeçari u soll me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet ku gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Në njoftimin që ka sjellë policia, tre orë pas ngjarjes, informacionet janë të pakta, ku vetëm konfirmohet plagosja dhe asnjë detaj tjetër, as për motivet dhe as autorët. 

"Rreth orës 19.30, dyshohet se është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasi Sh.Sh, rreth 70 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje", thuhet në njoftimin për shtyp të uniformave blu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb