LEZHË- Një sherr mes dy personave në Lezhë ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit dhe një të plagosur. Gazetari i Report TV, Elvis Hila raporton se 56-vjeçari Besnik Selmani banues në Milot, ka plagosur me çifte shokun e tij, 49-vjeçarin Besnik Pula, banues në Krujë.

Burime bëjnë me dije se 2 personat kishin dalë për gjueti me njëri-tjetrin dhe pasi kanë nisur të debatojnë për pronat dhe bagëtitw, 56-vjeçari e qëlloi me armë zjarri dhe më pas është larguar me vrap.

I plagosuri është dërguar në spital, ku sipas njoftimit zyrtar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.