PEQIN- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të premte në Peqin, ku një person 31- vjeçar ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është identifikuar si Besmir Hakballa. Ai është dërguar në fillim me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por më pas është drejtuar drejt Traumës.

Është jashtë rrezikut për jetën dhe policia po heton për shkaqet e plagosjes. Nga ana e bluve është bërë i mundur identifikimi i autorit me iniciale A.M., ku vijon puna intensive për kapjen e  tij.

I plagosuri ka qenë i arrestuar si i dyshuar për grabitjen e banesës së personit Skënder Zeqiri rreth një vit më parë në Peqin, ku në bashkëpunim me dy të tjerë grabitën 65 milionë lekë të vjetra në lagjen Xhami.

Foto nga vendi i ngjarjes