Gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Hoxhës, por vendosi ta lërë atë në detyrim paraqitjeje. Këtë masë kishte kërkuar edhe Prokuroria e Tiranës, që gjithashtu kishte cilësuar arrestimin të ligjshëm.
Avokati i tij, Ivi Kaso tha se arrestimi ishte i motivuar politikisht.
Kaso akuzoi gjithashtu Policinë e Tiranës dhe komisariatin nr.1 të cilët sipas tij po përndiqnin Hoxhën politikisht. Avokati i Hoxhës, tha se veprimet e policisë kishin qenë të kundra ligjshme, ndërsa sipas tij policia nuk i ka vënë në dispozicion gjykatës pamjet filmike të lokalit të dy vëllezërve Kadiu, pranë ish- fushave të “Ali Demit”.
Florenc Hoxha, kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së Tiranës, u shoqërua mbrëmjen e të shtunës në ambientet e komisariatit të policisë nr.1, pas përplasjes fizike me vëllezërit Ergys dhe Klodian Kadiu. Nga përplasja mes tyre dy vëllezërit mbetën të plagosur rëndë ndërsa Fatjon Dani që shoqërohej me Florenc Hoxhën mori plagë më të rënda dhe ndodhet në spital. Policia pas ngjarjes, arrestoi Hoxhën për kanosje dhe plagosje të lehtë dhe nisi hetimin për plagosjen e Danit.
Plagosja e rëndë
Në kërkesën e dorëzuar në gjykatë, thuhet së shtetasi me inicialet K.K. ka konsumuar element të veprës penale të “plagosjes së rëndë me dashje”. Ky shtetas, edhe pse ishte evidentuar se ka qëlluar me hekur ndaj kryeispektorit Hoxha dhe vartësit të tij Dani, sipas prokurorëve nuk është arritur të ndalohet nga ana e policisë. policia nuk e arrestoi atë. Ngjarja për të cilën u arrestua Florenc Hoxha ka ndodhur pasditën e datës 9 maj, ku kryeinspektori Hoxha së bashku me vartësin e tij Dani ishin ulur në një local në lagjen “Ali Demi”.
Aty pronarët e lokalit kanë kërkuar largimin e tij nga ambientet, pasi vitin e kaluar kryeinspektori Hoxha i kishte vendosur një gjobë disa milionëshe për ndërtim e një shtesë. Për këtë fakt edhe kanë nis debatet mes tyre, që kanë dëgjeneruar në dhunë fizike para lokalit të dy vëllëzërve, njëri prej të cilit pritet të shpallet në kërkim mesditën e së martës me vendim gjykate.Ky nuk është rasti i parë që Florenc Hoxha bëhet protagonist i ngjarjeve kriminale në Tiranë, pasi ai është përplasur disa herë edhe me armë.
Florenc Hoxha,konflikte me dy gratë dhe romët
Në fillim të detyrës së tij si kreu i policisë bashkiake,Florenc Hoxha është përplasur në shumë raste me komunitetin Rom, duke mos i lejuar këta të fundit të mblidhnin kanaçe metalike në kazanet e plehrave.Hoxha, gjatë kësaj kohe pati dhe një konflikt tejtër fizik me dy punonjëse të bashkisë së Tiranës, ku çështja përfundoi në prokurori. Ndërkohë pas disa shkrimeve të gazetës “Shqiptarja.com”, Hoxha shkarkohet se kreu i policisë Bashkiake dhe emërohet në krye të policisë ndërtimore në Tiranë.
Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)