E rëndë në Fier, vritet me thikë një i ri! Arrestohet autori 39-vjeçar, viktima bashkëjetonte me ish gruan e vrasësit (EMRI + VIDEO)

FIER - Një person ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, teksa është goditur me thikë për vdekje nga një 39-vjeçar.

Siç bëhet me dije për Report Tv është arrestuar autori i vrasjes, Xhulian Miho, i cili ka ka goditur me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes, Xhimi Baka, 23 vjeç.

Bluzat e bardha bëjnë me dije se viktima ka marrë 3 goditje me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pranë shkollës së mesme profesionale Petro Sota, në rrugën 'Ramiz Aranitasi.

'Rreth orës 21:00, në rrugën "Ramiz Aranitasi", shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. 

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.', njofton policia.

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se ka qenë divorci mes autorit dhe bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit bashkëjetonte me viktimën 23 vjeçar, ndërsa me autorin Miho kishte dy fëmijë nga martesa. Të dy mbrëmjen e sotme janë takuar aty ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe pas një debati Miho e ka qëlluar me thikë Bakan, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:49
Fier/Vrasja me thikë e 23-vjeçarit, detaje: Ish-bashkëshortja e autorit bashkëjetonte me viktimën

1720212580_vrasjefier.jpg

Janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë në Fier mbrëmjen e sotme, ku mbeti i vdekur Xhimi Baka 23 vjeç pasi u godit disa herë me thikë nga Xhuliano Miho 39 vjeç.

Shkak dyshohet se ka qenë divorci mes autorit dhe bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit bashkëjetonte me viktimën 23 vjeçar. Miho kishte dy fëmijë me ish bashkëshorten e tij. Të dy mbrëmjen e sotme janë takuar aty ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe pas një debati Miho e ka qëlluar me thikë Bakan, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu thotë se bisedimet e armëpushimit me Hamasin do të rifillojnë javën e ardhshme

Netanyahu thotë se bisedimet e armëpushimit me Hamasin do të rifillojnë javën e ardhshme