Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori! Dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit (EMRI)

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori! Dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit (EMRI)

Armando Jakupi

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Një person ka qëlluar me thikë një tjetër në Bulevardin e Ri.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, Armando Jakupi 42 vjeç, i cili ka plagosur shtetasin A.Z., 26 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Autori i ngjarjes i kapur nga efektivët e Komisariatit nr.3 dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit dhe sipas policisë plagosja ka ndodhur për motive të dobëta.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën "Reshit Petrela", sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Bazat amerikane në Evropë përgatiten për sulm të mundshëm terrorist

Bazat amerikane në Evropë përgatiten për sulm të mundshëm terrorist