Vlorë - Disa të rinj janë konfliktuar në qendër të Vlorës, ku dy prej tyre mbeten të plagosur me thikë dhe ndodhen në gjendje kritike. 

Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin “Ismail Qemali” orës 16:00. Dyshohet se në sherr janë përfshirë disa të rinj, të cilët kanë përdorur thika dhe sende te forta.

Si pasojë e dhunës, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë në kokë dhe trup. Njëri prej tyre është identifikuar si Soni Latifaj dhe një tjetër me iniciale B.Ll. Ata ndodhen në spitalin e Vlorës me plagë në fytyrë e trup.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe teksa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përshkallëzimin e dhunës mes të rinjve.