Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia të qytetit bregdetar, në bulevardin Ismail Qemali.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se plagosja ka ardhur pas agravimit të situatës gjatë konfliktimit për motive të dobëta të dy personave.

Mësohet se i plagosuri është Ilir Suloti, ndërsa autori i dyshuar është Fjodor Edmond Zeqo.

Po ashtu bëhet e ditur se autori i plagosjes është arrestuar nga Policia, ndërkohë që i lënduari është dërguar drejt spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Në datë 24.01.2026, rreth orës 20:30, në lagjen Pavarësia, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Fjodor Edmond Zeqo, i datëlindjes 27.02.1978, lindur dhe banues në Vlorë, ka plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin Ilir Suloti, i datëlindjes 08.09.1981, lindur dhe banues në Vlorë.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autori i kësaj ngjarjeje është kapur nga shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet proceduriale.