/ATSH-Z.Tosku/-Me një atmosferë miqësore është promovuar sot, në ambjentet e librarisë Tirana Times, libri 'Plaku Mu" me autor Enver Muça.
Një libër kushtuar shokëve dhe miqve, sikurse vetë autori Muça nënvizoi gjatë promovimit , "Plaku Mu" , vjen si një mesazh kushtuar vlerës së miqësisë në jetën e gjithëseicilit.
Përgjatë ceremonisë promovuese, autori së bashku me të ftuare të tjerë, figura të njohura në politikë apo në jetën sociale dhe miq të autorit, sollën në vëmëndje një liber me poezi të ndërthurur me origjinalitetin e autorit.
Në vënd të parathënies autori shkruan..."Ndoshta vjershat që janë përmbledhur në këtë libërth nuk do të ishin shkruar asnjëherë, nëse nuk do të ishin shokët e mi. Për ata i shkruaja, atyre ua lexoja, pa të cilët nuk e di sesi do të ishte kjo jetë'.
Më tej ai vazhdon se "ata janë shtylla ku mbështetem. Ata janë ballkoni ku unë hakmerrem. Ata janë salla ku unë mbaj leksione, janë komisioni I provimit të përjetshëm për të qënë njeri. Ato janë pasqyra ku përmiresoj pajen time, ata janë labirinthi ku humbas kohën time. Shokët nuk janë molla e sherrit por sherri vetë. 1000 herë jam grindur e sërisht jam pajtuar sërisht me ta e gjithmonë duke i thënë njëri-tjetrin "nuk kemi më kohë të grindemi sërisht" e të nesërmen grindemi sërisht. Ndaj dhe them se ky libërth u bë prej tyre dhe për ta...", shkruan Enver Muça në parathënien e tij.
Por autori Enver Muça gjatë fjalës së tij, përmënd në libër, disa prej shokëve të tij, të cilët janë ndarë nga jeta, Agron Çobani, Alfons Gurashi, Melsi Çobani, Betim Muço të cilët u lodhën më shpejt dhe e lanë këtë botë..dh pikërisht kur nuk qënkan , atëherë qënkan më shumë..
"Ky është një libër i veçantë sepse është një libër ndryshe. Jam munduar të zgjedh fjalë të thjeshta të autorëve të mëdhenj. Unë nuk kam qënë shkrimtar apo poet para promovimit të këtij libri por vetë nuk e kam kuptuar se nuk ka talent. Por duke u plakur u bëra më i vëmëndshëm për të mos shpëtuar talenti", tha ai
Ndërsa piktori Zamir Mati , ilustruesi me figura i poezive te librit "Plaku Mu" të cilin Enver Muça e quan bashkëautor tha se , "nëpërmjet këtij libri të cilin ju mund ta keni tashme në biblotekën tuaj, do të gjeni një frymëzim, atë që të mëson urtësia dhe filozofia e Enverit".
Në përfundim të ceremonisë së promovimit, artisti i popullit dhe njëkohësisht një nga figurat më të shquara në aktrim, aktori Robert Ndrenika lexoi dy poezi, pjesë nga libri "Plaku Mu".
Enver Muça u lind në Tiranë në korrik të vitit 1942, ku kreu dhe mësimet fillore e të mesme. Studimeti filloi në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Krasnodor të ish BRSS. Në vitin 1966 nisi punën si redaktor në Redaksinë e Jashtme të RTSH-së ku punoi deri në vitin 1974. Nga ky vit deri në maj të vitit 1982 punoi redaktor në revistën "Në shërbim të Popullit". Nga fillimi i viteve 90-të deri në 2011 punoi në një institucion shtetëror si përkthyes e analist.
/Shqiptarja.com