Plani 15 pikët për paqen, Ukraina:Përfaqëson vetëm kërkesat e Rusisë! Qëndrimet tona janë të qarta

Plani 15 pikët për paqen, Ukraina:Përfaqëson vetëm kërkesat e Rusisë! Qëndrimet tona janë të qarta

Pas publikimit të një drafti 'paqeje' me 15 pika, për Kievin përfaqëson vetëm kërkesat e Rusisë. Sipas tyre, Ukraina i ka të qarta kërkesat e saj që janë armëpushimi, tërheqja e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë nga një sërë vendesh

"Drafti i një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë i publikuar nga Financial Times "përfaqëson vetëm kërkesat e Rusisë. Ukraina ka qëndrimet e veta dhe të vetmet gjëra që ne konfirmojmë në këtë fazë janë armëpushimi, tërheqja e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë nga një sërë vendesh”, deklaroi këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podoliak.

Drafti prej 15 pikash i lëshuar nga Financial Times përfshin heqjen dorë nga NATO-ja të Ukrainës dhe një premtim për të mos pritur baza apo armë të huaja ushtarake, por këto 2 pika nuk i konfirmon Podoliak.


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Cristiano Ronaldo 'si vera', shënon dopietë dhe dërgon Al Nassr në finalen e Kupës

GOLAT/ Cristiano Ronaldo 'si vera', shënon dopietë dhe dërgon Al Nassr në finalen e Kupës