'Plani Celibashi’ për votën e emigrantëve, PS dhe Organizatat rezerva: Të jetë më i thjeshtë! PD ende pa komente në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pret mendime nga palët mbi dokumentin e propozuar për rregullat e regjistrimit për votim të emigrantëve. Report TV ka mësuar se Partia Socialiste, edhe pse bie dakord në tërësi me rregullat e menduara nga Ilirjan Celibashi, ka disa rezerva për momentin e regjistrimit.

Drafti parashikon që, për tu regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë, duhet të përdoret një dokument shqiptar i paskaduar, ndërkohë që për votuesit në Shqipëri karta apo pasaportë të vlefshme të kërkohet ditën e votimit, e jo disa muaj përpara gjatë regjistrimit. Socialistët po mendojnë si mund të zgjidhet kjo, për të mos penalizuar emigrantët e për tu lënë atyre më shumë kohë të rinovojnë dokumentet.

Partia Demokratike e angazhuar me çështjen e ndjeshme si arrestimi i deputetit Salianji, nuk ka përgatitur ende vërejtje apo sugjerime ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Qëndresa Qytetare, një organizatë e shoqërisë civile, ka publikuar disa rekomandime, të cilat kritikojnë listën e dokumenteve që duhet të hedhin në sistem emigrantët për të provuar se jetojnë në një adresë të caktuar, jashtë vendit.

“Një pjesë e konsiderueshme e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit, kanë status migrimi të paligjshëm ose udhëtojnë brenda rregullave te përcaktuara nga Bashkimi Evropian dhe për rrjedhojë, nuk mund të sigurojnë kontrata, si ato të qirasë, furnizimit me energji elektrike, ujë apo shërbime internet, të kenë certifikata pronësie apo kontrata kredie bankare. Në të tilla kushte, këta shtetas përjashtohen në mënyrë automatike nga e drejta kushtetuese e votës”.

Qëndresa thekson se të gjithë dokumentet janë në një gjuhë të huaj, përmbajtja e të cilave, nuk mund të verifikohet nga nëpunësit shqiptarë.

Në këto kushte, Qëndresa Qytetare propozon që KQZ të pranojnë si të mjaftueshme për vërtetimin e qëndrimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë edhe vetëdeklarimin e zgjedhësit, kundrejt njoftimit mbi pasojat që vijnë në rast të deklarimit të rreme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi projektvendimin një javë më parë, draft i cili parashikon ndër të tjera regjistrim vetëm online të zgjedhësve, me skanim fytyre dhe duhet që të provojnë me dokumente që jetojnë jashtë shtetit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agim: 29/09/2024 14:32

    Emigrantet jashte shtetit kane lejen e qendrmit perse cuditerisht nuk u kerkohet leja e qendrimit per dokument nga KQZ-ja? por dokumenta te pa veretuara dot nga sistemi tims apo nga nenpunesit civil shqiptar.Kush e verteton nje dokument ne gjuhe te huaj nese eshte i vlefshem?Vetem leja e qendrimit verteton identitetin e vertete dhe adresen te tjerat jane dallavere per manupulin.Kush eshte turist jashte vendit apo i pa ligjshem jashte shtetit nuk mundet te votoje eshte kaq e thjeshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    13 Nëntor, 10:35

    Mendoni se Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të prodhojë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shifrat Janar-Tetor/ 4,9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, 1,7 mln të huaj! Kumbaro: Janë 20% më shumë se në 2023! Turizëm gjithëvjetor, fokusi tek eko-turizmi

Shifrat Janar-Tetor/ 4,9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, 1,7 mln të huaj! Kumbaro: Janë 20% më shumë se në 2023! Turizëm gjithëvjetor, fokusi tek eko-turizmi