La Liga ka një plan të “çmendur” për të përfunduar sezonin 2019-2020. Presidenti i La Ligas Javier Tebas e ka zyrtarizuar por që të bëhet edhe zyrtare mungon OK nga Ministria e Shëndetësisë spanjolle që kampionati vendas do të rinisë më 11 qershor dhe do të përfundojë më 19 korrik. Kjo do të thotë që do të kemi një tur force të gjatë 39 ditë dhe që ndeshjet do të luhen çdo ditë në Spanjë. Pra La Liga pas rifillimit do të ketë ndeshje çdo ditë që nga 11 qershori deri në 19 korrik. Sfida e parë do të jetë derdi i Sevillas mes Real Betis dhe Sevilla-s në datën 11 qershor dhe po të njëjtën ditë do të luhen minutat e mbetura të ndeshjes së ndërprerë Rayo Vallecano-Albacete.
Në Spanjë janë përcaktuar edhe oraret e ndeshjeve që do të luhen çdo ditë. 19:30 dhe 21:30 ose 22 janë dy fashat e orareve ndërsa në fundjavë mund të luhet futboll edhe në orën 17:30. Deri në përfundimin e këtij sezoni të La Ligas mungojnë edhe 11 ndeshje dhe Barcelona është dy pikë para Real Madrid. Pa përjashtuar ndonjë zhvillim të papritur La Liga e ka përcaktuar datën e rikthimit në fushë që është 11 qershori ndërsa është përcaktuar edhe data se kur do të nisë sezoni i ri 2020-2021. Sezoni i ri do të startojë më 12 shtator në Spanjë dhe në mes do luhen edhe ndeshjet evropiane për një verë që nuk do të njohë pushim. /Përgatiti Andi Kapxhiu.