Plani rregullues i Himarës tashmë i ka kaluar kufitë e Shqipërisë. Zëdhënësi i minsitrisë së Jashtme të Greqisë, Alexandros Gennimatas, i pyetur nga gazetarët është shprehur se po shkelen të drejtat e minoritetit.

"Autoritetet shqiptare duket se e konsiderojnë shmangien e të drejtave të pakicës greke si më të rëndësishme se sa rrjedha evropiane e vendit”, ka deklaruar Gennimatas.

Nga plani rregullues i qytetit të Himarës, i cili u miratua nga Këshilli Bashkiak ditën e djeshme në fshatin Kuç, preken disa banesa.

Ky plan është kundërshtuar nga disa banorë të cilëve kanë paralajmëruar edhe protesta.

Gjatë mbledhjes së 25 gushtit, mbledhja e këshillit për miratimin e planit u ndërpre, pasi anëtarë të OMONIA-s tentuan të dhunonin anëtarët e këshillit.

Edhe ditën e djeshme në mbledhjen e këshillit në fshatin Kuç, është tentuar nga disa banorë të Himarës të hynin me forcë në ambientet e lokalit ku Këshilli Bashkiak po diskutonte miratimin e planit rregullues.

Redaksia Online
D.T/Shqiptaja.com