Mazhorana qeverisëse ka në plan për të zgjatur procesin e Vetingut përtej vitit 2022 deri kur të verifikohet prokurori dhe gjyqtari i fundit në sistemin e drejtësisë. Organet e Vetingut u konstituuan në qershor të vitit 2017, ku deri më sot, nga rreth 800 magjistratë, kanë kaluar në filtër 308 subjekte, përfshirë edhe 50 dorëheqje. Mandati i anëtarëve të shkallës së parë të Vetingut (KPK), mbaron në qershor të vitit 2022, ndërsa i shkallës dytë (KPA) në vitin 2026. Nisur nga ecuria e deritanishme dhe nga fakti për disa gjyqtarë procesi i verifikimit ka zgjatur deri në dy vjet, është e pamundur që rreth 500 subjektet e mbetura të verifikohen deri në qershor 2022.
Në këtë kushte, gjatë kësaj jave, kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, Pamela Qirko, i kërkoi Parlamentit të t’i shtojë KPK-së edhe 12 këshilltarë ligjorë, për të përshpejtuar procesin e verifikimit. “Jemi një institucion me mandat 5-vjeçar, nga i cili pritet që të ezaurojë rivlerësimin e 800 subjekteve. Për realizimin e këtij mandati, ne kemi konstatuar disa nevoja. Në këto kushte vlerësojmë sa ne na duhet një rritje me 12 këshilltarë ligjorë. Nuk kërkojmë as shoferë dhe as pastruese, por staf që bën punën. Nga 12 këshilltarë ligjorë dhe 12 ekonomikë që janë aktualisht, kërkojmë edhe 12 të tjera, ku e gjithë njësia të shkojë në 36. Kjo është për të përmbyllur mandatin”, ka pohuar Qirko.
Ndërkaq, kryefetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, duke iu përgjigjur kërkesës së zonjës Qirko, ka pohuar se procesi i Vetingut nuk do të ndalet deri kur të verifikohet edhe magjistrati i fundit. “Për një gjë të jeni e sigurt se, pavarësisht përcaktimeve ligjore, pa mbaruar procesi i Vetingut për të gjithë subjektet, ky proces nuk do të mbyllet. Edhe në këto kushte që jemi, ne do ta çojmë përpara dhe deri në fund procesin e Vetingut. Edhe nëse do të shtoheshin ato 12 këshilltarët, procesi i Vetingut nuk mund të mbyllet në vitin 2022, nisur nga ecuria e deritanishme”, ka pohuar Ulsi Manja.
er.k./E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.9%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
10.9%
Vota total: 1913
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kompensimi i ish-pronarëve, përfitojnë 15 mijë qytetarë! Manja: 30 mln euro, shpërndarja deri të enjten
31 Dhjetor 2024, 11:16
-
Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi
27 Dhjetor 2024, 18:17
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor 2024, 10:31
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor 2024, 20:15
-
'87 milionë euro nga BE nëse plotësojmë detyrat e 2025!' Manja: Mbyllim kapitujt në 2028! Procesi më tej politik
13 Dhjetor 2024, 15:35
-
Çupi: Po kaloni ligjin e të dhënave personale për të gjobitur bizneset! Manja: Ngritët shoqata anonime biznesi për të bllokuar ligjin që kërkon BE! Qëllimi juaj sabotimi i integrimit, punoni si qyqe
5 Dhjetor 2024, 12:40
-
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
2 Dhjetor 2024, 15:29
-
Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit
26 Nëntor 2024, 16:36
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor 2024, 07:06
Po te verefikohen ne muje 1 gjygjtare jo pas vitit 2022 por dote perfundoje ne vitin 2050 kur te mos jete ne kete denjo as Rama dhe as Sali Ramberisha qe e ben kete vende corbe derresh pas viteve 90 qe nuk bie era shtet por korrupsjon e kriminalitet.Vetingniset marin rroga te majme dhe pervilegje si ti duan,drejtesija e rehe jo vetem qe spo behet por dhe ajo qe kangel po zbehet.Athua se ky vende nuk ka jurist profesjonist me integritet? Vetingistet qe endebdrejtohet nga politika e vjeter dhe denigriese ne shqiperi po pengon me te gjitha mynyrat ardhjen sameshpejte te drejtise re sic e mendojnen nderkopmbetaret .Zoti i shpetofte shqiptaret nga poletikan te tipit ciflgar.
PërgjigjuZgjateni kot.Çda gje eshte e qarte.Edhe keto qe nuk i ka ardhur rradha e vetingut,si te tjeret jane,me nga shtate apartamente,makina,toka etj.Edhe keto i kane me t'falme,borxhe nga vellai,babai,vjehrri,motra etj etj.Mos harxhoni kohen kot,Hiqini te gjihe,se te gjithe jane,kane qene,dhe do te jene hajdute,te corruptuar etj.
Përgjigju