Plani i Menaxhimit të Butrintit, specialistët: Është risi, por drejtori duhet shqiptar

Ministrja e Kulturës Elva Margariti prezantoi dje Planin e Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Gjatë kësaj dëgjese në të cilën ishte parashikuar edhe prezenca e kryeministrit të vendit, Edi Rama, specialistët e fushës, arkeologë dhe studiues të trashëgimisë për Parkun Kombëtar të Butrintit shprehën haptazi kundërshtitë, që kishin me këtë plan menaxhimi dhe ndryshimet që duhet bërë në të.

“Ky ndërgjegjësim edhe kjo sfidë ka nis më herët edhe është finalizuar me një kuadër të ri ligjor. Ligji i ri trashëgimisë ka sjellë këtë risi, që do të ketë edhe më shumë impakt kur të miratohet edhe ligji i ri për Artin. Ne mendojmë që parku i Butrintit duhet të kthehet në një park lider”, shprehet ndër të tjera ministrja, e cila shton se pas konsultimeve plani i integruar i menaxhimit të Butrintit do të miratohet edhe në qeveri.  

Neritan Ceka mendon se Plani i Menaxhimit të Butrintit është një risi, edhe është një model për të cilën ai ka luftuar.

“Në rastin e materialit që na është paraqitur vetëm kohët e fundit, pasi ka pas një përpjekje për ta mbajt sa më të fshehtë këtë punë. Nëse nesër ju do të merrni një vendim edhe do jeni në krye të këtij bordi do të bëni shumë gabim. Ju nuk mund të jeni vet kryetare e këtij bordi, siç jeni e këshillit të Arkeologjisë, ku nga dhjetë janë tetë zyrtarë. Kjo nuk është e drejtë. Që këtu duhet të ndryshohet, ndryshe këto mbesin letra, që nuk do të vlejnë asgjë”, thotë arkeologu Neritan Ceka, teksa thekson se drejtori duhet të jetë shqiptar, ndërsa nëndrejtorët që drejtojnë ambientin, menaxhimin dhe kërkimet arkeologjike mund të jenë pjesë e një konkursi.

Ndërsa, Tare teksa thotë që në vitin 1993-’94 ka punuar në Butrint, për të vijuar më pas në vitin 1999-2000si drejtor në Prakun e Butrint, i cili asokohe ishte një institucion, që nuk ekzistonte edhe pa fonde.

“Parku i Butrintit u shpall nga UNESCO si të parin vend si një vend që mbrohet pejzash. Përveç mbrojtjes, në vitin 1997 ne arritëm që të krijojmë një vend që ka integritet të peizazhit. Kjo u bë nga shqiptarët që rrinin atje jo nga ata që jetonin në Londër. Butrintit i mungon administrata, menaxhimi ky është problemi. Ata mund të ulen tek ky bord që mungon, por jo ta marrin në menaxhim. Kemi raste shumë të mira, s’kemi përse shpikim ne. Janë trast publik, jo privat”, thotë ndër të tjera Tare.

Ndërsa, ministrja flet për modelet që paraqiten si mundësi për t’u praktikuar edhe në Butrint, specialisti i trashëgimisë, Gjerak Karaiskaj argumenton, se nëse këto modele që merren si shembuj zbatohen, atëherë, Shqipërisë do t’i kushtojë 20 mln euro në vit implementimi i tyre.

“I bie 20 mln euro duhet që të harxhojmë që ta bëjmë këtë model për Butrintin. 90 për qind sipas ligjit e monumenteve kalojnë po për monumentet. Përse nuk shfrytëzohet kjo”.

Një tjetër specialist kundërshton faktin, që të gjitha fondet për restaurim në vendin tonë të shkojnë për punimet e prapambetura në Butrintit.  

“Fondet do të shkojnë për të gjitha punimet restauruese të prapambetura në Butrint, për ato që kanë kaluar. A është e vërtetë kjo? Apo e kam gabim? Sepse nëse kjo është e vërtetë, të gjitha fondet që janë në Shqipëri do të kalojnë për Butrintin”, shprehet një tjetër specialist.  

Plani i Menaxhimit të Butrintit, që mendohet të implementohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim pas dëgjesave publike do të miratohet edhe në parlament.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja