Negociatat janë rruga e vetme për fundin e luftës Rusi-Ukrainë. Kështu ka deklaruar ish-Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Edmond Panariti.

I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv teksa u ndal tek planet e SHBA dhe BE për arritjen e një armëpushimi, ai tha se Rusia ka treguar interes vetëm për planin amerikan.

‘Rusia praktikisht ka treguar interes vetëm për planin amerikan për një paqe të mundshme. Nuk është shprehur për planin europian, të cilin ajo se ka preferuar fare. Po të shohim duket se plani që është reduktuar në 19 pika dhe duhet parë nëse do të bëjë që të arrihet një marrëveshje. Duhet që të ndalohen luftimet sepse është e vështirë që të arrihen mekanizmat për të arritur një marrëveshjes. Por negociatat janë rruga e vetme për fundin e luftës’, tha ai.

Ish-komandanti e Flotës Detare Artur Meçollari, tha se Rusia kërkon që të arrihet paqe, ndërsa Ukraina kërkon një armëpushim.

“Rusia kërkon një paqe, jo një armëpushim. Zakonisht armëpushimi bëhet për një negociim, por të shohim në të gjithë historinë, Rusia nuk pranon një armëpushim. Këto territore janë të aneksuara, jo të pushtuara. Po marrim pjesën e Donetskut, e tani është pushtuar nga Ukraina. Fronti i luftës ka ndryshuar në këto katër vjet. Sot jemi në kushtet që ato po mundojnë të pushtojnë të gjithë administrativin e katër republikave. 

Ukraina do armëpushim që të ngrijë luftimi aty ku është dhe palët nuk luftojnë më për një kohë të caktuar dhe bëhet për të zhvilluar negociatat që të mos bëhen në kushtet e luftimit por në kushtet e një armëpushimi’, tha ai.

Gazetari Elton Metaj teksa komentoi negociatat e mundshme për paqe, tha se fati i Ukrainës është në duart e presidentit Donald Trump. Ai deklaroi se të gjitha pikat e planit do diskutohen në takimin e Trump me Zelenskyn.

‘Amerikanët se kanë pranuar planin Europian dhe do ti mbetet takimit mes Trump dhe Zelenskyt për të përcaktuar çështjet kryesore. Pika e parë dhe kyçe është pika e territoreve do të pranohet parimi për të lëshuar territor ose jo. Palët kanë refuzuar që Putin dhe Zelensky të jenë bashkë në një tryezë. Është e paqartë pjesa e projektit, në çfarë kuptimi do të shkojë në Moskë a për paqe apo si shkon gjithmonë. Edhe pse të dyja palët janë në kundërshtim që të ulen së bashku në një tryezë. Unë nuk dua të them, më pas i mbetet në dorë SHBA-së, më saktë vetë Trumpit nëse do të bëjë diçka apo jo’, tha Metaj.