Plani i ri vendor do bazohet
tek studimi i vitit 1940-t

Plani i ri vendor do bazohet<br />tek studimi i vitit 1940-t
TIRANE- Ndërkohë që lejet e ndërtimit janë të bllokuara, Bashkia e Tiranës parashikon që plani i ri vendor të bazohet tek masterplani dhe studimi i bërë në vitin 1940. Në një projektvendim të çuar për miratim në Këshillin Bashkiak, përcaktohet se plani i përgjithshëm vendor do të jetë vazhdim i atij që kanë miratuar studiuesit italianë dhe shqiptarë në vitet 1940-1943. “Plani i Përgjithshëm Vendor i Tiranës parashikohet të jetë instrumenti kryesor i planifikimit dhe i zhvillimit për qytetin.

Ai ka për qëllim të ndjek dhe të jetë në vazhdimësi e planeve, masterplaneve apo studimeve pjesore të nëparshme të hartuara që nga viti 1940”, - thuhet në projektvendimin e bashkisë. Po çfarë parashikonte plani vendor i hartuar në vitin 1940-s? Ai e parashikonte Tiranën si një qëndër të zhvilluar urbane, e cila do të popullohej me kolonë italianë. Tirana konceptohej si një qytet park shumë i gjelbëruar. Ndërtimet intensive deri në 5 kate, do të lejoheshin vetëm në zonën administrative përgjatë bulevardit, përgjatë Rr. së Durrësit, Rr. së Kavajës, pranë Pazarit të vjetër, si dhe në zonat përreth.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)