TIRANE- Plani i ri i veprimit për plotësimin e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian për Shqipërinë, solli sot në Tiranë një delegacion të zgjeruar të Bashkimit Europian.
Zv shefi i njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit të Bashkimit Europian vuri theksin në rezultate konkrete,
angazhim politik, për zbatimin e planit të veprimit.
“Ne duhet të sigurohemi që ju realizoni reformat. duhet të jemi rigorozë, sepse vendet anëtare presin që ne të jemi rigorozë. Zgjerimi i BE është mjet për transformimin e shoqërive që aspirojnë për në BE. Plani i veprimit është një bazë e mirë për punën tuaj, për ne është baza e monitorimit.”- theksoi përfaqësuesi i BE-së Vasilis Maragos.
Ai shtoi se qëllimi i vizitës dhe i takimit që do të vazhdojë edhe nesër në Tiranë janë diskutimet për të parë se cilat janë problemet e prioriteteve kyce që në progresraportin e ardhshëm të jepen rezultate konkrete.
BREGU: DUHET DHE ANGAZHIMI I OPOZITES
Nga ana e saj ministrja e Integrimit Majlinda Bregu nënvizoi angazhimin e qeverisë për realizimin e reformave, por kërkoi dhe angazhimin e opozitës për përfundimin e planit të veprimit për plotësimin e 12 kritereve të kërkuara nga Komisioni Europian
“Plani i veprimit nuk është një proces që ka nevojë për mendime të ndryshme. Shpresojmë në angazhimin e opozitës. Duhet të jetë një material që të jetë i firmosur bashkarisht nga mazhoranca dhe opozita. Reformat dhe votimi i ligjeve janë të përbashkëta dhe mbi të gjitha integrimi nuk është agjendë vetëm e mazhorancës apo e opozitës por është në interes të të gjithë shqiptarëve” theksoi Bregu. Kryeministri Berisha pritet të mbledhë sot komitetin ndërministror për Integrimin.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com