Plani për 2017, 1082 vende vakante
në administratë, ja kush përfiton

Plani për 2017, 1082 vende vakante<br />në administratë, ja kush përfiton
Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2017 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil është gjithsej 1 082.
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme, planin vjetor të pranimit, për vitin 2017 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil.

Po ashtu, vendimi përcakton edhe ndarjen sipas kategorive. Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues planifikohen 10 vende; për kategorinë e mesme drejtuese 85 vende; për kategorinë e ulët drejtuese 312 vende; për kategorinë ekzekutive 675 vende. Kujtojmë se emërimet në çfarëdo insitucioni shtetëror bëhen nëpërmjet Departamentit të Administratës Civile.

VENDIMI
1. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2017 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1 082, i ndarë sipas kategorive të mëposhtme:
a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 10;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 85;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese        312;
ç)  Për kategorinë ekzekutive        675.
 
2. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë:
- Shkenca juridike;
- Shkenca kompjuterike;
- Audit i brendshëm;
- Shkenca ekonomike;
- Shkenca ekonomike/juridike;
- Shkenca shoqërore;
- Shkenca sociale;
- Histori-filologji;
- Veterinari;
- Agronomi;
- Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
- Kimi;
- Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
- Shkenca inxhinierike;
- Arkitekturë;
- Arkeologji dhe restaurime;
- Artet e bukura;
- Gjeodezi;
- Shkenca ekzakte;
- Shkenca edukimi;
- Mësuesi;
- Arsim i lartë ushtarak/policor;
- Arsim i lartë

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes

Horoskopi për sot, ditë e mirë për disa shenja në fushën profesionale dhe të ndjenjave! Ja ku duhet të tregoni kujdes