TIRANE- Zhvillimi kaotik dhe pa vizion i Shqipërisë, duket se do të marrë fund me Planin e Përgjithshëm Kombëtar i cili e ndan Shqipërinë në gjashtë rajone zhvillimi. Ky plan, të cilin e ka siguruar “Shqiptarja.com” ka për qëllim të orientojë dhe shfrytëzojë zonat e përcaktuara si dhe të krijojë infrastrukturën e përshtatshme për një zhvillim të qëndrueshëm. Pas riorganizimit territorial të vendit, duke e ndarë atë në 61 njësi bashkiake, vjen hapi tjetër drejt urbanizimit të rajoneve përmes 6-të ndarjeve ekonomike. Plani synon të kthehet në një platformë për bashkitë e reja në hartimin e planeve të tyre vendore.
/Shqiptarja.com
