TIRANE- Rajoni Ekonomik Tiranë-Durrës, i cilësuar “Motori Qendror”, një nga 6 rajonet që pritet të krijohen, cilësohet si hapësira ekonomike më e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor. Plani i Përgjithshëm Kombëtar i hartuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, i cili pritet të diskutohet në Këshillin Kombëtar të Territorit në datën 29 të këtij muaji, synon që brenda vitit 2030, Tirana dhe Durrësi të shndërrohen në një hapësirë të rëndësishme ekonomike e politike e cila të konkurrojë me rajonet e tjera metropolitane në tërheqjen e zyrave qendrore të programeve e institucioneve ndërkombëtare dhe një ekonomi lider e cila konkurron në nivel ndërkombëtar.