Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një vizitë në Milano ku është takuar me homologun e tij, Giuliano Pisapia.

Në këtë takim, dy kryebashkiakët janë fokusuar më së shumti tek plani urbanistik i Tiranës, nisur nga fakti që do të hartohet nga një nga arkitektët më të njohur në Evropë, Stefano Boeri, i cili një nga kryeveprat e tij arkitekturore, “Pyllin vertikal”, e ka realizuar pikërisht në Milano.

veliaj milano

Arkitekti Stefano Boeri ka qenë për disa vjet drejtor urbanistik i Milanos,duke e renditur atë në një nga qytetet më të mirë-menaxhuara në Bashkimin Evropian.

Kryebashkiaku Veliaj mori pjesë edhe në seminarin e organizuar me temë: “Roli i qyteteve në dimensionin ndërkulturor të shoqërive”, ku edhe mbajti një fjalë për ndryshimet e ndodhura nëTiranë gjatë muajve të fundit dhe vizionin e tij për kryeqytetin.

erion veliaj


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)