Bie numri i lindjeve në Lezhë, mjekja: Gratë afgane lindin më shumë fëmijë se shqiptaret

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Lezhë, numri i lindjeve ka pësuar rënie. Sipas të dhënave zyrtare përgjatë viti 2023 kanë ardhur në jetë 111 foshnje më pak se viti paraardhës.

Mjekja gjinekologe Luljeta Delishi rendit disa prej shkaqeve të kësaj situate, ku kryesorja është tkurrja e popullsisë dhe planifikimi familjar.

“Për vitin 2023 totali ka qenë 880 lindje. Në krahasim me 2022 kemi ulje me 111 lindje”, tha Delishi.

Çiftet e reja po zgjedhin të sjellin në jetë më pak fëmijë, ndërsa lindje të shumta ka pasur nga gratë e komunitetit afgan që jetojnë në Shëngjin prej shtatorit 2021.

"Nuk është më ai numri i madh mbi tre fëmijë , përveç afganëve që vijnë me fëmijën e gjashtë, të shtatë, të tetë. Ka pasur një bum të madh afganësh",-  u shpreh mjekja gjinekologe.

Spitali Obsetrik-Gjinekologjik në Lezhë është ndërtuar vitet e fundit me standarte e kushte bashkëkohore dhe shërben për gjithë qarkun, përfshihen dhe Kurbini me Mirditën.

K.M/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genci: 04/03/2024 12:20

    PRISNI SA TE VINE DHE AFRIKANET..... SKENI PARE GJE AKOMA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja